Kolegji Lutherian Bethany është një shkollë private e nivelit universitar Amerikan. Kampusi është prej 20 hektarë dhe ndodhet pak jashtë qendrës, në qytetin e sigurt të Mankato, Minesota, me pamje mbi Luginën e Lumit të Minesotas.
Me një raport studentë për fakultet 11 me 1 dhe një klasë mesatare prej 15 personash, studentët kanë mundësi përkujdesje personale nga fakulteti, mësime praktike dhe një ambient miqësorë, gjë që i jep mundësinë studentëve të arrijnë potencialin e tyre të plotë për punë apo për shkollë pasuniversitare.
Programet më të kërkuara janë biznes, media, inxhinieri, shkenca kompjuterike, biologji, dhe kimi.
Na kontaktoni
Bethany ofron edukim me cilësi të lartë, të përballueshëm financiarisht, me bursë akademike dhe punë-studim të ofruar në kampus. Studentët ndërkombëtarë matrikullohen në një program unik gjatë vitit të tyre të parë, që përfshinë një kurs orientimi 3 javor para fillimit të semestrit, kurs Anglisht si gjuhë të dytë (AGJD), nëse e nevojshme dhe tutoring. Studentët tek Bethany shijojnë mënyrën e jetesës në konviktet e kampusit dhe ushqimin në mensë. Sistemi i transportit publik të Mankatos është me kosto të ulët dhe ju mund të merrni autobus për tek dyqanet e shumëta dhe restorantet e rrugës Medizon.
Studentët e Bethany kanë një rekord të shkëlqyer në pranimin në shkollat pasuniversitare në Shtetet e Bashkuara. Mbi 89% e të diplomuarve në Bethany janë pranuar në programin e tyre të shkollës pasuniversitare të zgjedhjes së parë.
Cila është Eksperienca e Bethany
Marrëdhënie personale

Mundësi

Mëso për Krishtërimin

Na vizito

Gjej rrugën Tënde

Përreth Bethany

Pse Bethany?
Bethany mund të jetë e përkryer për ju për të fituar një diplomë Baçelor nga një institucion amerikan i akredituar i nivelit universitar. A janë ndonjë nga këto cilësi të një kolegji të rëndësishme për ju?
Ne kemi zhvilluar një program studentor ndërkombëtarë gjithëpërfshirës në mënyrë që të sigurojmë suksesin e studentëve në rrugëtimin e tyre për tu diplomuar me një diplome baçelor 4 vjeçare në fushën e zgjedhur prej tyre
Para dhe pasi të mbërrini tek Bethany, qendra jonë e shërbimeve për studentët ndërkombëtarë, mund t’ju ndihmojë në një sërë mënyrash, përfshirë:
- Ndihmë për të marrë I-20-ën tuaj
- Asistencë për problemet e përshtatjes personale dhe kulturore
- Thjeshtësimin e çdo udhëtimi jashtë dhe rikthim në Shtetet e Bashkuara
- Thjeshtësim të autorizimit të punësimit
- Thjeshtësim për zgjatjen e qëndrimit tuaj të ligjshëm në vend
Regjistrimi në një institucion të nivelit universitar pas shkollës së gjuhës me kohë të plotë ose disa viteve të shkollës së mesme amerikane mund të jetë një tranzicion i madh. Periudha e orientimit tonë në muajin gusht, është krijuar për të tejkaluar atë hendek. Deri në momentin e fillimit të semestrit të vjeshtës, studentët janë familjarizuar me rrethinat e tyre të reja, kulturën universitare dhe pritshmëritë dhe mund të fillojnë semestrin me vetëbesim.
Programi i orientimit gjithashtu ofron një input të vlefshëm për të ndihmuar studentët të regjistrohen në kurset e tyre të vjeshtës në nivelin e duhur. Bethany ofron gjashtë kreditë shtesë mbështetëse për anglisht gjatë secilit semestër për të përmbushur nevojat e studentëve. Studentët në këtë program gjithashtu regjistrohen në kurse me studentë amerikanë dhe qëndrojnë sipas planit për t’u diplomuar në katër vjet. Shihni seksionin tonë të aftësisë në Anglisht për detaje se si ne mbështesim studentët në një sërë mënyrash të niveleve të aftësive.

Clubi Botëror i Bethany mbështet studentët ndërkombëtarë dhe ofron një sërë mundësishë mësimi ndër kulturor. Ne do të donim që që ju të bëheni pjesë e tij! Klubi Botëror ndihmon të gjithë studentët e Bethany të mësojnë më shumë për njëri-tjetrin, përfshirë dhe kulturën tonë, historinë dhe traditat.
BLC sipas numrave
Kampus i bukur, vendndodhje e përkryer

Në Minesota ka katër stinë të mirë-ndara meteorologjike – verë, vjeshtë, dimër dhe pranverë.
Vera (Qershor – Gusht): Nëse mbërrini në Gusht, ju do të shijoni temperatura të ngrohta verore, mesatarisht midis 25 dhe 30 gradë Celsius.
Vjeshta (Shtator – Nëntor): Me fillimin e semestrit të vjeshtës, pemët do të ndryshojnë ngjyrë nga e gjelbra në të kuqe të ndezur, lejla, portokall dhe të verdhë, dhe temperaturat do të bien nga 15 në 25 gradë Celsius.
Dimri (Dhjetor – Shkurt): Kur dimri të fillojë, bora do të bie dhe do të krijojë një mbulesë elegante në pemët tona të me gjelbërim të përhershëm. Temperaturat gjatë kësaj periudhe të vitit janë të ftohta, prandaj merrni me vete veshje të trasha. Një komoditet që do të shijoni tek Bethany gjatë ditëve te ftohta është tuneli që lidh godinat akademike, kështu që nuk do të keni nevojë për veshje te trasha për të shkuar në klasë.
Pranvera (Mars – Maj): Në Mars, pranvera fillon, temperaturat fillojnë të rriten dhe fillon të shkrijë bora e dimrit.
Bethany mundëson experiencë mësimi praktik
Bethany ka resurset optimale për mësim praktik në fushën apo disiplinën tuaj, për t’ju dhënë mundësinë të aplikoni atë që keni mësuar. Për shembull, departamenti jonë i Komunikimit dhe Arteve Mediatike ka pajisje të teknologjisë më të fundit që mundëson studentët të filmojnë dhe prodhojnë transmetime televizive fitues të çmimeve kombëtare. Studentët tanë të Programit të Shkencave Ixhinierike kanë ndërtuar katapulta, pajisje madje dhe varka. Cilido të jetë profili juaj, Bethay synon që ju të praktikoni atë që mësoni në mënyrë që të keni eksperiencë reale pune para se të merrni diplomën.Përgatitja juaj për shkollat më të mira pasuniversitare
Shumë studentë duan të shkojnë në shkolla pasuniversitare pasi marrin diplomën Baçelor. Pranimi në një shkollë pasuniversitare të mirë në çdo fushë akademike është konkurruese dhe kërkon edukim cilësorë në kolegjin e mëparshëm.- Princeton
- Universiteti Harvard
- Universiteti i Chicago
- Universiteti Duke
- UniversitetiJohns Hopkins
- Universiteti Washington në St. Louis
- Universiteti New York
- Universiteti i Wisconsin
- Universiteti i Florida
- Universiteti i Minnesota
- Universiteti Marquette
- Universiteti Florida State
Ndihmë financiare
Aftësi në Anglisht
Studentët ndërkombëtarë që duan të pranohen në Kolegjin Luterian Bethany duhet të arrijnë nivelin e aftësisë në Anglisht. Ju duhet të plotësoni kriteret e njërës prej testeve të mëposhtme: TOEFL: 60; IELTS: 5.5; Duolongo: 90; SAT: 1000Si të aplikoni në Kolegjin Luterian Bethany
Për regjistrimet për vjeshtë 2020:
- 30 Prill 2020: Afati për aplikimin (Apliko online)
- 15 Maj 2020: Afati i Depozitës së Shkollimit
- 31 Maj 2020: Afati i regjistrimit
- 30 Qershor 2020: Afati i pagesës
- 25 Gusht 2020: Fillimi i semestrit së Vjeshtës
Rekorde edukimi
- Dëftesa notave e shkollës së mesme (ose dëftesa e notave të kolegjit për studentë që transferohen)
- Kopje e çdo çertifikate apo diplome të marrë
Pikët e testit
- Rezultate nga TOEFL, IELTS apo ndonjë tregues alternativ të aprovuar të aftësisë në anglisht
- Nëse studenti është nga një vend anglisht-folës, atëherë pikët e ACT apo SAT duhet të merren në konsideratë në vend të testit të aftësisë në Anglisht
- Për studentët që transferohen nga një kolegj apo universitet tjetër në SHBA, kërkesat e testit mund të anulohen në varësi të shqyrtimit të dëftesës së notave.
Kërkesa të tjera për aplikim
- Një letër rekomandimi
- Çertifikatë përgjegjësie financiare dhe dokumente mbështetëse (deklaratë bankare)
- Kopje të pasaportës
- Të paguani 150 Dollar depozitë shkollimi. Mund të përdorni FlyWire si një mënyrë ndërkombëtare me kosto të ulët për të dërguar pagesën tuaj për shkollim tek Bethany. Ju lutem na kontaktoni nëse keni ndonjë pyetje përreth FlyWire apo për kryerjen e pagesës.
- Forma e strehimit
- Çertifikatë përgjegjësie financiare
- Vërtetim shëndetësor nga doktori juaj (përfshirë dhe të dhënat për imunizimin aktual)
Na kontaktoni
Email me përgjigje të shpejtë: usa@blc.edu
Është puna jonë t’ju ndihmojmë! Ju lutem kontaktoni personat e mëposhtëm të cilët do të jenë të lumtur t’ju ndihmojnë në mënyrë të shpejtë:
Emër / Zyrë / Telefon
Name | Title | Office / Phone | |
---|---|---|---|
![]() | Nick Cook HH 113 507-344-7752 | ESL Instructor / International Student Recruiter, Admissions | HH 113 507-344-7752 |
![]() | Paul Wold OM 224 507-344-7346 | International Students Coordinator, AdmissionsUrban Iniatives Coordinator, AdmissionsEvent Coordinator, Advancement | OM 224 507-344-7346 |

International Students Coordinator, Admissions
Urban Iniatives Coordinator, Admissions
Event Coordinator, Advancement
OM 224
507-344-7346
Shih direktorinë e plotë